Flash

Tentuan të hyjnë me forcë në Shqipëri, arrestohen dy turq në Rinas

Lapsi.al 7 July 2020
Tentuan të hyjnë me forcë në Shqipëri, arrestohen dy

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë. Ndalimi mësohet se është bërë ditën e djeshme, 6 korrik 2020.

"Në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi" njofton policia.

Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ''Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'' dhe ''Goditje për shkak të detyrës''.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI