Flash

Eurodeputeti gjerman për reformën zgjedhore: Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur

Lapsi.al 7 July 2020
Eurodeputeti gjerman për reformën zgjedhore: Çdo përpjekje

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, pjesë e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, përmes një postimi në Facebook, i bën thirrje mazhorancës në Tiranë të implementojë menjëherë marrëveshjen e arritur në tryezën e Këshillit Politik. Vec kësaj ai thotë se përpjekjet e PS-së për ndryshime të njëanshme shkojnë kundër konsensusit të arritur.

Deklarata

 

"Së bashku si Grupi i PPE në Parlamentin Evropian, urojmë partitë në Këshillin Politik Shqiptar, i cili pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ra dakord për paketën e reformës zgjedhore. Ne e lavdërojmë konsensusin e Partisë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete.

Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur.

Ky konsensus është kusht kyç për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Këshilli Evropian në Mars në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e cënon nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre nga 15 kushtet e rëndësishme që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të korrigjohen devijimet e mëparshme dhe të ecin përpara. Gjithashtu duhet të fillohet procesi penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndër-partiake.

Grupi Parlamentar i PEE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE"

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI