Flash

Covid në Maqedoninë e Veriut, shërohen 125 pacientë

Lapsi.al 7 July 2020
Covid në Maqedoninë e Veriut, shërohen 125 pacientë

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 125 pacientë të shëruar. Prej tyre 82 janë nga Shkupi, 30 nga Tetova, nga një në Shtip, Pehçevë dhe Resnjë, nga dy në Gostivar, Manastir dhe Strugë si dhe në Koçan 4.

Ministria e Shëndetësisë poashtu njoftoi se kanë humbur jetën edhe pesë persona, prej të cilëve dy janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

“Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një pacient 65-vjeçar. Në spitalin \8 shtatori’ humbi jetën një paciente 46-vjeçare, e cila pas vdekjes i është vërtetuar virusi. Në spitalin në Kozle ka humbur jetën edhe pacientja 87-vjeçare . Në Tetovë kanë humbur jetën dy persona jashtë 78 dhe 76 vjeçar, dhe te një nga të ndjerit është vërtetuar virusi pas vdekjes”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3569.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI