Flash

613 kg kokainë në Durrës, shtyhet sërish seanca për Arbër Cekajn

Lapsi.al 7 July 2020
613 kg kokainë në Durrës, shtyhet sërish seanca për

Shtyhet sërish seanca për Arbër Cekajn, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Seanca gjyqësore në ngarkim të Cekajt është shtyrë, për shkak se në sallë mungonte avokati i tij Maks Haxhia.

Sipas News 24, avokati Haxhia nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për të justifikuar mungesën në seancën e sotme.

Për këtë arsye, togat e zeza e kanë gjobituar Haxhiajn me 500 lekë.

Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018. Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokaina. Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe Donaldo Lushaj.  Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn.

Të këshilluara

74 raste të reja me koronavirus, 2 viktima

74 raste të reja me covid janë zbuluar në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër,...

10:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI