Flash

Rama takon deputetët e PS: Mund të mos kemi koalicione parazgjedhore, riorganizoni partinë

Lapsi.al 7 July 2020
Rama takon deputetët e PS: Mund të mos kemi koalicione parazgjedhore,

Edhe Partia Socialiste ka nisur mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 2021. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot 4 takime me deputetët sipas qarqeve. Takimet janë mbajtur në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00. Burimet bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

"Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre" ka bërë të qartë Rama.

Shefi i qeverisë mësohet se u ka thënë deputetëve se nuk është për hapjen e listave.

"Unë nuk jam për lista të hapura, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja".

Po kështu Rama mësohet të ketë thënë se "në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore". Kreu i socialistëve do të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.

Të këshilluara

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI