Flash

Rrëfimi i zjarrfikësit që hyri në familjen Josifi: Blerta qau kur na pa

Lapsi.al 7 July 2020
Rrëfimi i zjarrfikësit që hyri në familjen Josifi: Blerta

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë. Zoti Shehu tregoi në studion e “Shqipëria Live” se nëse do ishte ndërhyrë më herët Zhaneta mund të ishte shpëtuar.

“Shërbimet ishin të gjitha atje, bëmë evakuimin e trupave. Nuk vajtëm atje të paralajmëruar, kjo është ajo që dua të them. Blerta qau kur hymë, problemi është që ne kur hyjmë diku nuk shikojmë as majtas as djathtas , shohim vetëm për shenja jete fillimisht.

Zjarrfikësit u futën dhe panë diçka të mbështjellë, pastaj e morën dhe pritën ekspertizën. Ne kemi detyrë të ndihmojmë ata që janë në jetë, që janë gjallë. Ça sjell minuti nuk e sjell sekondi, mund ta kishim gjetur dhe Blertën të pajetë. Se ndoshta po të kishim ndërhyrë më parë do kishim shpëtuar dhe një jetë tjetër“, tha ai.

“Motra vdiq më 27 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti. Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”, ishte kjo deklarata që Blerta Josifi tha një ditë më parë për ngjarjen./ TCH

Të këshilluara

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI