Flash

Reforma zgjedhore, PD sjell një propozim të ri për anëtarët e KQZ

Lapsi.al 18 June 2020
Reforma zgjedhore, PD sjell një propozim të ri për

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi pasdite, pas dy orëve takim, se opozita ofroi konstruktivitet dhe vullnet për zgjidhje të ngërçit politik, me një formulë, që siguron kandidatë me integritet për KQZ-në dhe administrimin e zgjedhjeve.

Me propozimin e ri, Bylykbashi tha se u plotësua kërkesa e mazhorancës që procesi të vijë në Parlament. Ideja e re, është që komisionerët të zgjidhen në Kuvend, por nga një trupë juristësh e propozuar nga PS, PD dhe LSI.

Janë tre nivele, Komsioni Qendror, ai Rregullator, dhe i Ankesave. Bylykbashi tha se formula e opozitës, është e certifikuar nga Venecia, e aplikuar për reformën në drejtësi. Sipas tij, përfaqësuesi i qeverisë, sërish nuk ka pranuar, por ai shpreson në një reflektim të shumicës.

Të këshilluara

Dy aksidente në Tiranë

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Policia bën me dije se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka ...

17:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI