Flash

Basha takon biznese dhe fermerë në Sauk e Baldushk: Ramavirusi është virusi më shkatërrimtar për shqiptarët (FOTO)

Lapsi.al 18 June 2020
Basha takon biznese dhe fermerë në Sauk e Baldushk: Ramavirusi

Takimet që ka zhvuilluar me njerez të biznesit dhe fermerë në Sauk e Baldushk Kryetari Demokrat Lulzim Basha i ka shprendarë edhe ne faqen e tij në facebook.

“Sot bisedova me banorë, sipërmarrës të vegjël e fermerë në zonën e Saukut dhe Baldushkut. Papunësia është rritur, fuqia blerëse ka rënë, çmimet janë rritur e për qytetarët po bëhet gjithnjë e më e veshtirë mbijetesa”.

Ja postimi i plotë:

Çdo ditë që kalon, kriza ekonomike thellohet, pamundësia për të përballuar jetën shtohet, ndërsa njeriu përgjegjës për këtë situatë harxhon orë të tëra në ekran duke folur për gjithçka përveçse për hallet e qytetarëve.

Sot bisedova me banorë, sipërmarrës të vegjël e fermerë në zonën e Saukut dhe Baldushkut. Papunësia është rritur, fuqia blerëse ka rënë, çmimet janë rritur e për qytetarët po bëhet gjithnjë e më e veshtirë mbijetesa.

Edhe në këto ditë të vështira, paratë që duhet të shkonin për qytetarët, për biznesin e ndershëm, për të mbështetur fermerët prodhimet e të cilëve u prishën, shkojnë për tendera e PPP korruptive. Taksat e rritura si në asnjë vend tjetër në rajon mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve që i ndajnë bashkë me njëri-tjetrin.

Në këto 7 vjet virusi më shkatërrimtar për qytetarët dhe ekonominë është RAMAVIRUSI.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për një qeveri të përgjegjshme se ekonomia, nuk ka asgjë më prioritare se t'iu krijojë mundësi qytetarëve të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet.

Ne e kemi një plan me të cilin do të mbështesim biznesin përmes krijimit të lehtësive fiskale dhe do të ndalojmë bandën e taksidarëve t'iu bëjë presion për rryshfetin e rradhës.

Ne do të akordojmë subvencione që do të shkojnë si mbështetje direkt tek fermerët në varësi të prodhimit të tyre.

Do të heqim taksën "Rama" mbi naftën dhe si çdo qeveri tjetër e përgjegjshme në Europë do t'iu garantojmë shqiptarëve përmbushjen e nevojave minimale për jetën dhe arsimin për fëmijët.

Asnjë fëmijë, nxënës apo student nuk do të mbetet pa shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ne do të ndërtojmë një qeverisje normale, që do të punojë për shqiptarët dhe jo për një grusht oligarkësh.

 

Të këshilluara

Rama: I gatshëm të takoj Ilir Metën

Edi Rama deklaroi se do të takohet me Ilir Metëm sa herë që të jetë e nevojshme, e për çfarëdo temë që ka nevojë kreu i shtetit për të diskutuar. Sipas Ramës...

14:00

(VIDEO) Si genjeu Rama per taksat

Jorida Tabaku shkruan se Edi Rama është një gënjështar që ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. “I premtoi shqipta...

10:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI