Flash

Zyrtarët e lartë të korruptuar në burg si kusht për BE/ Rama: Ndodhte në 1945-ën. Një parti nuk arreston njerëz

Lapsi.al 18 June 2020
Zyrtarët e lartë të korruptuar në burg si kusht për BE/

Edi Rama deklaroi se lufta ndaj zyrtarëve të lartë nuk është dhe nuk ka qenë prioritet i shtetit të tij.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, përballë kushteve të vendosura nga BE për anëtarësim, kreu i qeverisë tha se kjo gjë ndodhte në vitin 1945.

“Lufta ndaj zyrtarëve të lartë nuk ka qenë prioritet dhe s’ka qenë prioritet nga një shtet. Lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Unë nuk jam as prokuror as gjykatës e as nuk kam mandat, as për të hetuar e as për të arrestuar. Është një përgjigje që fatkeqësisht duhet a jap në 2020 për shumë njerëz që ngatërrojnë sistemin ku jetojmë me vitin 1945. S’jemi në 1945. Një parti politike nuk arreston njerëz. Lavdi zotit se kam unë në dorë fare këtë punë sepse për më tepër një sistem ku arrestimi i politikanëve bëhet nga politikanët, s’ka lidhje me demokracinë. Reformimi i drejtësisë ka sjellë si rezultat goditjen e kastës së korruptuar, nuk janë politikanët, zyrtarët e lartë, por elita e korruptuar e gjyqësorit dhe drejtësisë që ka bërë pazar 30 vite me të drejtat e dynjasë. I ka dhënë licencë krimit që të bëjë ça të bëjë. Procesi i shtet formimit është një maratonë. S’kemi pasur ne prokurori në këtë shtet që të kenë pasur lidhje me profesionalizëm dhe pavarësinë.”,- pohoi ai.

Të këshilluara

(VIDEO) Si genjeu Rama per taksat

Jorida Tabaku shkruan se Edi Rama është një gënjështar që ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. “I premtoi shqipta...

10:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI