Flash

Shkarkimi i gjyqtares Fatmira Hajdari, çfarë thotë Zëri i Amerikës

Lapsi.al 18 June 2020
Shkarkimi i gjyqtares Fatmira Hajdari, çfarë thotë Zëri i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.

Vendimi i zgjeruar pritet të dalë pas disa javësh, por vlerësohet se ai erdhi prej pasurive të pajustifikuara të zonjës Hajdari dhe pas revokimit të dy vizave amerikane për udhëtime drejt SHBA-ve.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, u pyet të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për transaksionet me prona, për ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për bilancin negativ në pasurinë, që shkon në rreth 500 mijë dollarë.

Në Komision u përmendën një sërë pasurish që nuk ishin deklaruar asnjëherë. Po ashtu, zonja Hajdari u vlerësua pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rivlerësimi për zonjën Hajdari u krye nga një trupë e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja. Ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Theo Jacobs.

Ajo ka të drejtën e ankimit në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Sipas treguesve të deritanishëm, asnjë person, që është ankuar në KPA për shkarkimin, nuk e ka ndryshuar dot rezultatin, pasi standarti i KPA-së, sidomos përsa i takon pasurive të pajustifikuara, është shumë më i rreptë se sa ai i KPK.

Fatmira Hajdari nisi karrierën në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, dhe pas 10 vjetësh, më 2013 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. /VOA

Të këshilluara

Rama: I gatshëm të takoj Ilir Metën

Edi Rama deklaroi se do të takohet me Ilir Metëm sa herë që të jetë e nevojshme, e për çfarëdo temë që ka nevojë kreu i shtetit për të diskutuar. Sipas Ramës...

14:00

(VIDEO) Si genjeu Rama per taksat

Jorida Tabaku shkruan se Edi Rama është një gënjështar që ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. “I premtoi shqipta...

10:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI