Flash

Kishte kthyer hotelin në fermë kanabisi, policia britanike arreston shqiptarin (Emri)

Lapsi.al 18 June 2020
Kishte kthyer hotelin në fermë kanabisi, policia britanike arreston

Një fabrikë kanabisi e vendosur në një hotel të boshatisur u zbulua nga policia pasi erë u bë e padurueshme për fqinjët. Flavio Picaku, 25 vjeç, u zbulua se po kultivonte kanabis në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni paund brenda hotelit tregtar në Pontypridd, ku oficerët zbuluan 608 bimë kanabisi. I riu shqiptar jetonte gjithashtu brenda hotelit, i cili ishte në proces të rinovimit, pa lejen e pronarëve. Kur policia u thirr në hotel, Picaku u përpoq të arratisje nga një dalje mbrapa, por u zbulua dhe u arrestua.

Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Cardiff të enjten u tha se policia u thirr në Rrugën “Cilfynydd” rreth orës 6.50 pasdite më 31 maj të këtij viti për shkak të aromës së fortë të kanabisit që dilte nga hoteli.

Rreth orës 8.55 të mëngjesit, një nga oficerët, pa një burrë që po përpiqej të dilte nga një pikë e pasme e hyrjes në hotel. Burri u vërejt përsëri në pjesën e përparme të hotelit. Kur policia ndërhyri, i riu nuk iu përgjigj thirrjes për të hapur derën.

Prokurori William Bebb tha se një oficer goditi panelin e xhamit me këmbën e tij për të hyrë brenda dhe zbuloi Picakun në një dhomë të madhe që përmbante bimë kanabisi dhe pajisje hidroponike. Ai u arrestua më pas.

Në intervistën e tij policore, Picaku tha se e kishte të vështirë të gjente punë si emigrant i paligjshëm dhe i ishte ofruar mundësia e kujdesit për bimët e kanabisit për para nga një grup i shtetasve shqiptarë.

Ai tha se fabrika ishte vendosur tashmë në hotel para se të mbërrinte dhe ai kishte jetuar atje ndërsa ushqehej dhe ujiste bimët.

Picaku më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar e kategorisë B.

Policia tha se në kontrollin e hotelit prej katër kate, u gjetën shtatë dhoma që përmbajnë gjithsej 608 bimë, të cilat u sekuestruan. Bimët u përshkruan si të shëndetshme në pamje dhe të ushqyera mirë.

U llogarit se ekzistonte midis 16 kg dhe 52 kg kanabis me vlerë midis 201,700 deri në 638,400 paund.

Avokati mbrojtës Susan Ferrier tha se klienti i saj kishte kaluar pesë muaj e gjysmë në Mbretërinë e Bashkuar para arrestimit dhe emigroi nga Shqipëria sepse ishte në rrezik.

Ajo tha se ai ishte i punësuar në fabrikën e kanabisit si kopshtar me pagesë për tre muaj ndërsa dërgoi paratë e fituara në shtëpi për nënën dhe babanë e tij në Shqipëri.

Picaku u dënua me 12 muaj burg.

Të këshilluara

Dy aksidente në Tiranë

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Policia bën me dije se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka ...

17:47

Rama: I gatshëm të takoj Ilir Metën

Edi Rama deklaroi se do të takohet me Ilir Metëm sa herë që të jetë e nevojshme, e për çfarëdo temë që ka nevojë kreu i shtetit për të diskutuar. Sipas Ramës...

14:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI