Flash

8 shqiptarë të arrestuar në Itali, shkatërrohet banda kriminale e “Ndragheta-s” (Emrat)

Lapsi.al 18 June 2020
8 shqiptarë të arrestuar në Itali, shkatërrohet banda

Antimafia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Mediet fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë. Operacioni i sotëm ishte faza finale e operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s. Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

8 shqiptarët e arrestuar janë:

– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Ky operacion goditi marrëdhëniet midis ‘Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.

Të këshilluara

Dy aksidente në Tiranë

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Policia bën me dije se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka ...

17:47

Rama: I gatshëm të takoj Ilir Metën

Edi Rama deklaroi se do të takohet me Ilir Metëm sa herë që të jetë e nevojshme, e për çfarëdo temë që ka nevojë kreu i shtetit për të diskutuar. Sipas Ramës...

14:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI