Flash

Zbulohet video e censuruar për Edmond Begon e procesit mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut

Lapsi.al 16 June 2020
Zbulohet video e censuruar për Edmond Begon e procesit mes Erion Veliajt

Erion Veliaj ka fituar aktin e parë të një padie për shpifje të ngritur ndaj ish deputetes Jorida Tabaku. Kjo e fundit Në dhjetor 2018 në një konferencë për shtyp akuzoi qeverinë Rama dhe Bashkinë Tiranë se po favorizonin Edmond Begon për projektin e Unazes se Re.

Tabaku akuzoi Bashkinë e Tiranës se ajo po ndryshonte planin urbanistik të Tiranës, rrjedhën e lumit të Tiranës që për rrjedhojë solli dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos. Ajo e tregoi me një video të thjeshtë atë që kishte ndodhur, pra se si në 2017 Rama dhe Veliaj ndryshuan projektin e rrjedhës së lanës për qëllime të dyshimta. Por kjo video denoncim sot është zhdukur nga një pjesë e mirë e mediave. Lapsi.al po e risjell atë jo vetëm si kujtesë për gjyqtaren që pret vettingun Mariana Shegani (Dedi), dhe që pretendon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por edhe si rezistencë për të thyer murin e milionave të vëna në dispozicion të propagandës qeveritare.

©Lapsi.al

[video width="320" height="176" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-16-at-17.29.57.mp4"][/video]

Të këshilluara

Shemben 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

IKMT shembi sot 11 ndërtime pa leje të cilat ishin vendosur në plazhin e Dhërmiut. Ndërtimet ishin pa leje dhe ishin vendosur në rërë. IKMT thotë se në kuadë...

13:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI