Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Grida Duma: Infektohen të gjithë mjekët në spitalin e operimeve urgjente, s’iu dha veshje mbrojtëse

Lapsi.al 16 June 2020
Grida Duma: Infektohen të gjithë mjekët në spitalin e

Grida Duma denoncoi sot në “Facebook” se vatra më e re dhe më e rrezikshme e koronavirusit është salla operatore e Spitalit Francez.

Ish-deputetja Duma thekson se gati i gjithë personeli i bllokut operativ të mjekëve është i infektuar me Covid 19, ndërsa shton se mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën.

Mesazhi i Grida Dumës: 

Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.

Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19. Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet ti pajise me set njeperdorimesh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve te ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.

Mjekët kanë punuar pa asnnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.

Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar.

Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Spitali nga shpërtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.

Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlëra që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.

Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.

Të këshilluara

Shemben 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

IKMT shembi sot 11 ndërtime pa leje të cilat ishin vendosur në plazhin e Dhërmiut. Ndërtimet ishin pa leje dhe ishin vendosur në rërë. IKMT thotë se në kuadë...

13:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI