Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës për pazare droge, policia arreston një prej të dyshuarëve

Lapsi.al 16 June 2020
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës për pazare droge, policia

Pak muaj pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre re të Jan Prengës në zonën e Shijakut, si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani, mësohet të jetë arrestuar një prej rrëmbyesve të dyshuarve.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se është arrestuar një prej të dyshuarve si rrëmbyes. Ka dyshime që personi në fjalë është shtetasi Martin Gentian Bleta.

Jani prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.

Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.

Lajmi në përditësim... 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI