Flash

Basha në Kamëz: Ramavirusi varfëroi shqiptarët për 7 vite, do të ulim taksat që paratë të mos shkojnë në xhepat e 5 oligarkëve

Lapsi.al 16 June 2020
Basha në Kamëz: Ramavirusi varfëroi shqiptarët për 7

Në vijim të turit të bashkëbisedimit me qytetarë dhe sipërmarrës, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Kamëz.

“Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën“, shkruan Basha në Facebook.

“Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë“, vijon kreu i PD.

Basha rendit vendimet e gabuara të qeverisë të cilat sipas tij përkeqësuan jetën e qytarëve dhe ia bënë më të vështirë biznesit mbijetesën.

“Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve. Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët. Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot. Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike”, vijon më tej kreu i PD.

Të këshilluara

Shemben 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

IKMT shembi sot 11 ndërtime pa leje të cilat ishin vendosur në plazhin e Dhërmiut. Ndërtimet ishin pa leje dhe ishin vendosur në rërë. IKMT thotë se në kuadë...

13:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI