Flash

Veliaj në 'ekstazë', fiton një gjyq me Jorida Tabakun për skandalin korruptiv të Unazës së Re

Lapsi.al 16 June 2020
Veliaj në 'ekstazë', fiton një gjyq me Jorida Tabakun

Kryebashkiaku Erion Veliaj fiton gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për çështjen e Unazës së Re. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur sot Tabakun fajtore për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata i ka kërkuar kësaj të fundit që krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Veliaj e paditi Tabakun për shpifje, pas deklaratave që ish-deputetja demokrate bëri nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Të këshilluara

Shemben 11 ndërtime pa leje në Dhërmi

IKMT shembi sot 11 ndërtime pa leje të cilat ishin vendosur në plazhin e Dhërmiut. Ndërtimet ishin pa leje dhe ishin vendosur në rërë. IKMT thotë se në kuadë...

13:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI