Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kërkonte të trafikonte banakieren, i sekuestrohet pasuria 2 milionë euro bizmesmenit nga Durrësi

Lapsi.al 13 June 2020
Kërkonte të trafikonte banakieren, i sekuestrohet pasuria 2

Pasuria në vlerë 2 mln euro e sekuestruar me vendim gjykate në Durrës i përket Pëllumb Tudës. 51-vjeçari është një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe i arrestuar disa herë për plagosje me armë.

Tuda është denoncuar para 5 viteve nga banakjerja në lokalin në pronësi të tij sepse ka dashur që ta prostituonte, dhe kur vajza e kishte refuzuar e kishte rrahur barbarisht.

Vajza me iniciale M.P., ka shkuar në policinë e Durrësit me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj, se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ta shfrytëzonte për prostitutë me klientë të lokalit.

“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, ka denoncuar vajza në polici.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI