Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Maturantët sërish në protestë, pas Tiranës ngrihen edhe në Fier

Lapsi.al 13 June 2020
Maturantët sërish në protestë, pas Tiranës ngrihen edhe

Maturantët janë mbledhur sërish në protestë këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit. Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.

Ata kërkojnë që protestës së sotme t’i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Nxënësit që kanë dalë në protestë shprehen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë kërcënime nëpërmjet telefonit ku u është kërkuar bojkotimi i protestës.

“Ministrja nuk e ka përmendur në deklaratën e saj dje por në mediat sociale janë publikuar shumë presione nga ana e Bashkisë. Gjithçka është bërë nga Ministria për të na shtypur neve. Presioni drejtpërdrejtë ishte ai i djeshmi ku na janë mbajtur emrat dhe jemi kërcënuar disa herë që ne jemi militantë partie kur ne e kemi deklaruar vazhdimisht që ne nuk përfaqësojmë parti, por kemi ardhur për të drejtat tona” – deklaron një prej maturantëve.

Edhe në Fier maturantët po protestojnë para drejtorisë arsimore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI