Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Një hap nga titulli: mrekullia e Kimich ndihmon Bayern të mposhtë Dortmund

Lapsi.al 26 May 2020
Video/ Një hap nga titulli: mrekullia e Kimich ndihmon Bayern të

Për Meisterschale numër 30, i teti radhazi, gjërat pothuaj u vendosën: Bayern Mynih shkon të fitojë në Dortmund në "Klassiker" të futbollit gjerman duke vënë njërën dorë mbi titullin e Bundesliga. Në këtë pikë, vetëm kampionët në fuqi mund të hedhin dëm një titull të fituar, sepse parabola e Kimmich e dërgon Flick +7 mbi Favre 6 javë nga fundi. Përfundon seria pozitive e Borussia, që vinte nga 6 fitore radhazi e udhëtonte me shpejtësinë e rivalëve. Por në momentin vendimtar të kampionatit Bayern është shfaqur më i fortë, gati për një ndeshje të këtij niveli.

Impakt më i mirë i ndeshjes për Dortmund, që detyron menjëherë Neuer të bëjë shpëtimtarin në goditjen e Haaland pothuaj me portë bosh. Bavarezët pasi kaluan 15 minutat e para nisën të përgjigjen, të shtyrë nga shpejtësia në krahë e Coman e Davies: këtë herë verdhezinjtë Hakimi e Guerreiro duhet të shqetësohen më shumë për tu mbrojtur se për të sulmuar. Bayern barazoi rastet e pastra (Piszczek shpëtoi goditjen e Gnabry me portierin të mundur) e pastaj testoi reagimin e Burki me një goditje të fuqishme. Për të zhbllokuar ndeshjen, kur priteshin Haaland e Lewandowski, fenomenin e bën Kimich: idea e guximshme e një parabole në hyrje të zonës i dha mesfushorit kreditet e një goli spektakolar në minutën e 43'.

Favre atëherë provoi me Sancho e Emre Can në vend të një Brandt më pak të inspiruar se zakonisht e Delaney. Por Bayern ruan kontrollin e Burki duhet të tejkalojë veten për ti mohuar golin e dytë Goretzka. Vetëm pas një orë loje, Borussia gjeti mënyrën për të shërbyer Haaland në zonë: norvegjezi e kontrollon, godet e gjen krahun e Boateng, që doli përpara për të bllokuar goditjen. As gol, as Var, vetëm kënd. Dortmund u mundua të bënte më shumë, por asgjë për tu shënuar, madje në krahun tjetër Lewandowski siluroi shtyllën. Në përfundim të ndeshjes, mungesa e publikut në Signal-Iduna Park bëri të ndihet edhe më shumë britma e gëzimit e të besuarve të Flick. Bundesliga nuk përfundoi, por është aty afër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI