Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Holyfield nis sfidën me Tyson: "Nuk jam bullist që kërkon dikë që e ka mundur dy herë"

Lapsi.al 26 May 2020
Holyfield nis sfidën me Tyson: "Nuk jam bullist që kërkon

"Ndeshja mund të bëhet, nëse Tyson do të dojë. Nëse do tia kërkoja unë do të ishte si të bëja bullizëm që shkon kundër dikujt që e ka mundur dy herë". Për mikrofonët e BBC, Evander Holyfield lë të hapur mundësinë për një sfidë të tretë të sagës me Iron Mike, që këtë herë do të mbahet për bamirësi e programuar me tre raunde. "Nuk dua të më bëjnë presion mbi faktin se 'do të ndeshesh me Mike sepse e di se mund ta mundësh'" ka shpjeguar ish-mbreti i peshave të rënda, tani 58 vjecar.

Dy boksierët janë përballuir dy herë në karrierë, me Holyfield gjithnjë fitues: hera e parë në 1996, që u mbyll me KO në raundin e 11, e pastaj një ditë më vonë, në ndeshjen që u fut në histori kur Tyson i këputi një pjesë të veshit rivalit dhe u skualifikua në raundin e 3°.

Holyfield e ka zhvilluar të fundit nga 57 ndeshjet e tij si profesionist në 2011 kur mori fitoren e 44 me ko teknik përballë danezit Brian Nielsen në Copenaghen. Tyson, që u bë kampioni më i ri i botës në peshat e rënda vetëm 20 vjec në 1986, e ka lënë boksin 15 vjet më parë, pas ndeshjes së tij të 58, që shënoi humbjen e gjashtë në karrierë përballë Kevin McBride. Në pritje të një thirrje nga armiku i përjetshëm, Holyfield është kthyer të stërvitet me ndihmën e ish-kampionit ukrainas Wladimir Klitscho.

Që kur Tyson rifilloi stërvitjen për rikthimin në ring, kundërshtarët të gatshëm ta sfidojnë janë gjithnjë në rritje: nga ish-boksieri Shannon Brigs, tek UFC Hall of Famers Tito Ortiz e Ken Shamrock, deri tek legjendari Wenderlei Silva.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI