Flash

"Kur nuk u transferova tek Atletico Madrid doja të vdisja": Gomez tregon dëshpërimin më të madh

Lapsi.al 26 May 2020
"Kur nuk u transferova tek Atletico Madrid doja të vdisja": Gomez

Papu Gomez ka qenë një hap pranë transferimit tek Atletico Madrid. E ka zbuluar vetë sulmuesi në një intervistë me gazetarin argjentinas Martin Reich: "Kam lindur në Argjentinë me Simeone e një ditë shkuam për drekë – ka rrëfyer ai në podcast-in 'Libres de Humo' – Në atë rast më tha se kur të kthehej për grumbullimin e prekampionatit do të më kërkonte si përforcim tek Atletico Madrid, që ishte në situatë të vështirë financiare. Catania kërkoi 10 milionë euro, ata ofruar 6. Nuk më shitën e doja të vdisja".

Gomez, po atë verë, u shit tek ukrainasit e Metalist për një shifër pak më të lartë se ajo që ofruan Colchoneros e pas vetëm një sezoni u rikthye në Itali, duke veshur fanellën e Atalanta, me të cilët pati një histori dashurie që në fillim, forcuar me gola e arritje historike, e që ende nuk ka të përcaktuar fundin...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI