Flash

I ngul thikën e bukës gjatë sherrit në karantinë: boksieri turk i merr jetën të fejuarës

Lapsi.al 26 May 2020
I ngul thikën e bukës gjatë sherrit në karantinë:

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar të dielën në qytetin e Muglu, në provincën jug-perëndimore të Turqisë, për shkak se ka goditur fatalisht të fejuarën me një thikë buke, gjatë karantinës për shkak të Koronavirus. Sipas medias vendase, 26 vjecari ka thirrur ambulancën pasi vajza, 25 vjecarja Zeynep Senpinar, ishte plagosur rëndë në gjoks e goditur prej tij me armën e ftohtë gjatë një sherri mes tyre.

Pas përleshjes, boksierit iu desh të mjekohej në spitalin e kërkimit dhe trajtimit të Universitetit Sitki Kocman, përpara se të dërgohej në komisariat për t'u marrë në pyetje.

Përvec plagës në gjoks, sipas autopsisë në trupin e të fejuarës janë gjetur edhe prerje të tjera e shenja në fyt, që të lënë të kuptosh se ka patur një tentativë për ta mbytur përpara goditjes fatale me thikë. Turqia është kështu sërisht nën shock, pasi pak javë më parë një futbollist kishte rrëfyer se kishte vrarë djalin e vogël.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI