Flash

Finalja me dy fytyra e Juventus në Cardiff, Chiellini: "Ja çfarë ndodhi në pushim"

Lapsi.al 26 May 2020
Finalja me dy fytyra e Juventus në Cardiff, Chiellini: "Ja

Finalja e humbur në Cardiff kundër Real Madrid, zërat për një thyerje brenda dhomave të zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes. Mbi atë natë të pafat për Juventus është folur shumë, por Giorgio Chiellini - në autobiografi - ka ripërshkruar ato momente: "Nuk ndodhi asgjë e vecantë. Ishim vetëm të lodhur". Një Champions League që i shpërtoi bardhezinjve për të disatën herë: "Isha i bindur se do ta fitonim, një muaj më parë ishim dukshëm më të fortët në Europë. Finalet për ne vijnë gjithmonë shumë vonë".

1-3 kundër Real Madrid të Cristiano Ronaldo krijoi shumë zëra, fjalë se cfarë ndodhi gjatë intervalit, me shumë emra e mbiemra të përfolur, që konkludonin idenë e se pas pushimit Juventus u kthye në fushë i shpërfytyruar dhe i marrë përpara nga Real. "Përsé vallë duhet të grindeshim pasi kishim arritur barazimin - shkruan Chiellini -. E vërteta është se ishim vetëm të lodhur. U futëm në dhomat e zhveshjes me Mandzukic e Pjanic që gati nuk ecnin dot. Na merrej fryma, por nuk u grindëm, përkundrazi".

Në pjesën e dytë Real Madrid bëri diferencën duke e cuar rezultatin në 4-1: "Pasi morëm golin e dytë në atë mënyrë nga Casemiro - shkruan Chiellini - menduam se mbaroi, unë i pari. E kjo nuk bëhet, sepse nuk kishte mbaruar aspak, edhe pse pësuam dy gola në kundërsulm. Goli i tretë ishte skandal, Mandzukic i morën kohë, Alex Sandro futi ujë e unë me Bonucci të ndaluar si dordolecë që pamë Ronaldo të shënonte".

Asgjë nga ato që shkruhen nuk lidhet me sherrin e pretenduar mes Bonucci e Dybala në pushim, apo konfliktin me Allegri: "Disa ditë më pas Buffon më pyeti nëse i kishte shpëtuar dicka nga ajo ndeshje, nëse ato që lexonte në gazeta kishin ndodhur vërtetë e ndoshta ai nuk kishte qenë. I kishte lindur dyshimi, por e sigurova se po dyshoja edhe vetë që nuk kisha lëvizur vendit. Legjenda metropolitane, nuk duhet besuar gjithcka".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI