Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Strakosha me koronavirus: Lazio denocon fakenews, i vëllai i portierit nuk ndalet: "Bombrati të të vijë turp"

Lapsi.al 26 May 2020
Strakosha me koronavirus: Lazio denocon fakenews, i vëllai i portierit nuk

Ish-futbollisti, Massimo Bombrati, deklaroi në TMW, gjatë një live në Instagram se portieri i Lazio, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covic-19, duke shpërthyer tërbimin e Lazios, por edhe të vëllait të portierit të kombëtares së Shqipërisë: “Strakosha thonë se ka një dëmtim në kavilje e nuk është e vërtetë, në fakt ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv” kishte deklaruar Bombrati.

Vëllai i Strakoshës, Dhimitri, ka reaguar në rrjetet sociale kundër Bombratit: “Duhet të të vijë turp që shpërndan gënjeshtra e, nëse nuk do të respektoja moshën tënde, do të hidhja në gjyq për keqinformim”.

"Eksistojnë shumë fake news në këtë periudhë. Nuk po futem në detaje sepse nuk mundëm, por kam folur me personat e interesuar, ata inteligjentë që nuk humbin kohë dhe e kaluam me të qeshur. Strakosha nuk ka Covid-19, askush tek Lazio nuk e ka. Lojtarët tanë kanë qenë të parët në Itali që shkuan në shtëpi e kush mbjell korr. Gjithcka është e qetë". Ky është qendrimi i Ivo Pulcini, përgjegjësi sanitar i Lazio, për mikrofonët e 'Radio Punto Nuovo'. "Tamponë? Nuk e bëj ndeshjen në fushë, nëse flas për Bundesligës që ka bërë 20mijë, nuk bëj komente. Pranoj, jam dakord e i respektoj rregullat e Qeverisë, por lërini të punojnë doktorët me profesionalitetin e tyre e kompetencën për të ruajtur shëndetin e të gjithë stafit, edhe kuzhinierit".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI