Flash

Tabaku: Ramavirusi ka gërryer ekonominë, po tenderohet për rindërtimin pa fonde në buxhet

Lapsi.al 12 May 2020
Tabaku: Ramavirusi ka gërryer ekonominë, po tenderohet për

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, shkruan se sipas shkresave së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020.

Tabaku shton se kryeministri dhe Veliaj apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Ajo shkruan se po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE.

Tabaku: Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Per 7 vjet me radhe, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shendetesine, dhe mirëqenien e shqiptareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep dorën e fundit duke nxjerre dështimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situatën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46