Flash

Kërkoi “pagën e luftës”, pronari e plagos me thikë në mes të Tiranës

Lapsi.al 28 April 2020
Kërkoi “pagën e luftës”, pronari e plagos me

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet ku një i ri mbeti i plagosur me thikë. BalkanWeb raporton se plagosja e 23-vjeçarit Renato Shaulli ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

Pasi qeveria vendosi që të mbyllë bizneset, mes tyre edhe fast-food-et, (përveç shërbimit taxi), shumë punonjës mbetën të izoluar në shtëpi. Shaulli ishte paraqitur aty për të marrë rrogën në fast food-in ku punonte, por pronari nuk i dha gjë.

Në debat e sipër ai ka kërkuar me ngulm që të ishte mes përfituesve të “pagës së luftës”, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas edhe me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur rëndë.

Ky i fundit ka marrë plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI