Rritet numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 17 raste të reja dhe në total numri i të infektuarve ka shkuar në 780. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 35 persona dhe numri total i të shëruarve ka shkruar në 201.
Aktualisht në Kosovë numërohen 22 viktima. Rasti i fundit ishte një 53-vjeçar me banim në Pejë dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 27 mars në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kosova ka kryer deri tani gjithsej 6 705 testime. ©LAPSI.al