Për formimin e Qeverisë së re, nevojitet të paktën edhe një votë nga AKR. Pikërisht për këtë mendohet se sot Pacolli ka tentuar që të niset me aeroplanin e vet privat në Kosovë. Por, atij disa herë është anuluar fluturimi. Nëse rikthehet në Kosovë, Pacolli duhet të mbyllet për 14 ditë në karantinë sipas ligjit. Pra ndonëse ka çarter në dispoziicion, ndonëse për të mund edhe të hapet kufiri, këtë herë liderin e AKR e pengon karantina për të siguruar një pazar të favorshëm politik për veten.
©Lapsi.al