Flash

Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj policit, arrestohet një person në Bulqizë

Lapsi.al 27 April 2020
Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj policit, arrestohet

Arrestohet një person në Bulqizë, pasi në gjendje të dehur, prishi qetësinë e qytetarëve dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë ditës së sotme, në qendër të qytetit të Bulqizës, kanë konstatuar shtetasin H. D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Burrel, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po prishte rendin dhe qetësinë publike” njofton policia.

Policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë këtë shtetas, meqenëse ishte në gjendje të dehur dhe po prishte qetësinë publike, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre.

Më pas ai është shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe në përfundim të veprimeve hetimore, bënë arrestimin e tij në flagrancë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kurti: Qeveria e re? Ping Pong politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe” të Pr...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI