Flash

Skandali në Itali/ Koronavirusi shpëtoi kapot e mafias nga burgu

Lapsi.al 27 April 2020
Skandali në Itali/ Koronavirusi shpëtoi kapot e mafias nga burgu

Koronavirusi ka bërë që shumë të burgosur anekënd botës të mund të lirohen nga burgjet, pasi pandemia përhapet nëpër qeli.

Kështu ka vepruar edhe Italia, shtet që përpos të tjerash llogaritet se ka lënë të lirë 40 mafiozë të njohur, për shkak të emergjencës së Covid-19. Ky fakt ka shkaktuar zemërim politik e mediatik në vendin fqinj. Prokurorët e antimafias kanë reaguar për vendimin, duke thënë se me këtë akt, cenohen rëndë personat që kanë qenë viktima të mafies.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që të lirohen nga burgu fizik e të dërgohen në arrest shtëpiak, njerëz të njohur për drejtësinë italiane, në procese të njohura mafioze në vend. Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioneve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak ata që vuajnë nga sëmundje kronike apo të trashëgueshme e që janë mbi 70 vjeç.

Kanë përfituar nga ky urdhër i firmosur më datë 21 mars 2020 edhe 40 bosë të mafies italiane. Kanë qenë burgun Francesco Bonura, 78 vjec, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano. Po ashtu, ka lënë qelinë edhe Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjitahshtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro etj. Një grup prokurorësh antimafie, mes të cilëve kryeprokurori antimafie De Raho kanë thënë se kthimi i bosëve të mafies në shtëpi, mund të jetë ndër të tjera një bombë sociale e ekonomike.

Familjarët e viktimave nga mafia kanë thënë se duan rishqyrtim të këtij ligji, pasi fyen rëndë ata. “Ky lajm është thellësisht tronditës për ne si familjarë të viktimave, që ende kemi të hapura plagët e shkaktuara nga këta banditë e kriminelë”.

Të këshilluara

Kurti: Qeveria e re? Ping Pong politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe” të Pr...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI