Flash

“Financial Times”: Viktimat nga koronavirusi janë 60% më shumë se ato që raportohen

Lapsi.al 27 April 2020
“Financial Times”: Viktimat nga koronavirusi janë 60% më

Të vdekurit nga koronavirusi në nivel global mund të jenë 60% më shumë se ata që numërohen zyrtarisht. E mbështet këtë ide një analizë e “Financial Times” e bërë në 14 vende të goditur nga pandemia. E përditshmja britanike shkruan se mund të jenë 122 mijë viktima më shumë në krahasim me 77 mijë që kanë deklaruar vendet e marra në analizë.

Ekspertët kanë arritur në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e vdekjeve në periudhën nga marsi në prill të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të 5 viteve të shkuara. Dhe nëse kjo e dhënë do të jetë e vërtetë numri i vdekjeve në botë i bie që të jetë 318 000 persona dhe jo 200 mijë që janë zyrtarisht.

Në të gjithë vendet e analizuara, duke përjashtuar Danimarkën, numri i vdekjeve nga marsi në prill 2020 e ka tejkaluar mesataren historike: në Itali me 90%, në Belgjikë me 60%, në Spanjë me 51%, në Vendet e Ulëta me 42% dhe në Francë me 34%.

Sa i takon Italisë, Financial Times llogarit se në Lombardi, epiqendra e pandemisë, janë 155% vdekje më shumë në krahasim me mesataren e 5 viteve të fundit dhe në provincën e Bergamos kjo shkon në 464% më shumë duke ia kaluar edhe New York (+200%) dhe Madridit (+161%). ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pipero: Virusi mund të kthehet në vjeshtë

Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë krijuar duhet...

20:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI