Flash

Dokumenti/ Sa familje ka ndihmuar realisht qeveria pas izolimit nga koronavirusi

Lapsi.al 26 April 2020
Dokumenti/ Sa familje ka ndihmuar realisht qeveria pas izolimit nga koronavirusi

"Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama". Kështu e nis reagimin e tij më të fundit sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet se e vërteta për ndihmat e dhëna nga qeveria për familjet në nevojë është shumë larg nga ajo që jep qeveria. Sipas kësajt të fundit janë furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Bardhi thitë se e vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama.

“Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile. Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit.

Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit? Të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI