Flash

Kryemadhi: Çështja e koronavirusit është një konspiracion, që ka të bëjë me gjëra të tjera

Lapsi.al 25 April 2020
Kryemadhi: Çështja e koronavirusit është një

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e mendimit se COVID-19 është një konspiracion. Në një lidhje direkte në Ora Neës, shprehu dyshimet se koronavirusi ka ardhur në Shqipëri që në muajt janar-shkurt.

Pyetje: A janë sipas jush ato shifra që jepen nga Ministria e Shëndetësisë përditë, shifra të rregullta të qytetarëve që janë të sëmurë? Sepse në qoftëse do të kishim një gjendje kaq të rëndë, do të shihnim komshinjtë tanë që do ishin rëndë…

Kryemadhi: Unë doja t’iu bëja në pyetje që ja kam bërë të gjithë gazetarëve. Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjatë muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë. Pse nuk drejtoheni drejt sanatoriumit dhe t’i pyesni ka pasur raste të regjistruara që në periudhën shkurt dhe cilat qenë masat për t’u marrë? Unë nuk e shikoj covidin sikur të jetë SIDA, malaria apo kolera. Për mua çështja covidit është një konspiracion, i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo. Mjafton të shikoni dje, ka qenë një lajm shumë qesharak në të gjitha televizionet se një institucion financiar kishte bërë dhuratë tre makineri. A e keni parë si lajm? A mund të pyesni një mjek, një infermier, kë të doni? Në çfarë vendi të botës makina e respirimit nxirret në oborr dhe pozojnë donatorët me marrësit? Se mund të nxjerrësh kutinë të paketuar, por në vend që atë makineri ta marrësh e ta çosh direkt te i sëmuri dhe duhet sterilizuar dhe të jetë e gatshme, ajo nxirret në oborr mbi asfalt. A e kuptoni ju çfarë qeverie e çfarë shteti jemi ne? Shtet idiot. Në vend që të merret Prokuroria me këtë punë, ajo rri në karantinë. Çfarë është kjo? Bëhen 15 minuta lajm për të nxjerrë në oborr të Ministrisë së Shëndetësisë 3 makineri, të cilat duhet të ishin te të sëmurët. Kjo është propaganda. Ne me këtë duhet të merremi dhe duhet t’i themi stop.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI