Flash

Kosova, 32 raste të reja dhe 1 viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit

Lapsi.al 27 April 2020
Kosova, 32 raste të reja dhe 1 viktimë me koronavirus në 24

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dje gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej të cilave me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 32 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 23 raste nga komuna e Pejës (14 në Pejë, 5 në Nakëll dhe 4 në Bllagajë), 4 raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, 2 raste me vendbanim në Strellc i Epërm-Deçan dhe me nga 1 rast në: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Dje është shëruar edhe një pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 166.

Dje Klinika Infektive raportoi një rast vdekje të një 44-vjeçari me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Të këshilluara

Pipero: Virusi mund të kthehet në vjeshtë

Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë krijuar duhet...

20:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI