Flash

Pipero: Virusi mund të kthehet në vjeshtë

Lapsi.al 26 April 2020
Pipero: Virusi mund të kthehet në vjeshtë

Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë krijuar duhet të jenë të qëndrueshëm, për t’i bërë ballë virusit. Në një lidhje me Skype në AbcNews, Pipero u pyet nga gazetarja Mirela Milori për kthimin e virusit në vjedhje dhe tha se me shumë mundësi, kjo gjë mund të ndodhë.

“Mund të rikthehet në vjeshtë, sepse nuk është zhdukur. Por sidoqoftë, edhe nëse rikthehet, impakti që të zhvillohet më shumë, është më e vogël. Tani jemi mësuar, do të dimë si të mbrohemi dhe kapacitet spitalore janë më të mëdha. Sa i takon imunitetit është ende herët të flasim, sepse nuk është e mjaftueshme vetëm formimi i antitrupave, por që këto antitrupa të jenë të qëndrueshëm,”– tha Pipero.

Deri tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 726 persona dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 410 qytetarë. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 28.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI