Flash

Merr fund misteri/ Koreja e Jugut: Kim Jong-un është gjallë dhe mirë

Lapsi.al 27 April 2020
Merr fund misteri/ Koreja e Jugut: Kim Jong-un është gjallë dhe

Këshilltari për politikën e jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Chung in-Mun tha se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është “gjallë dhe mirë” duke u dhënë fund në një farë mënyre spekulimeve. Ai gjithashtu shtoi se lideri koreano-verior ndodhet në zonën Vonsan që nga 13 prilli.

“Asnjë zhvillim i dyshimtë nuk është vërejtur deri më tani,” - tha ai. Javën e kaluar, mediat botërore shkruan se shëndeti i Kim Jong-un u rëndua për shkak të një infarkti dhe pas një ndërhyrjeje në zemër mund të kishte vdekur.

Kim nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli dhe është thënë se ai do kryente një operacion. Më herët ditën e sotme, në mediat sociale u shfaq një fotografi ku dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, por nuk është konfirmuar nëse pamjet janë autentike. U tha gjithashtu se motra tij pritej që t’i zinte vendin.

Twitter reacts to rumors that North Korean leader, Kim Jong-un is ...

Të këshilluara

Pipero: Virusi mund të kthehet në vjeshtë

Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë krijuar duhet...

20:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI