Flash

Kurti: Qeveria e re? Ping Pong politik

Lapsi.al 27 April 2020
Kurti: Qeveria e re? Ping Pong politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe” të Prishtinës në ditën e personave të zhdukur. Kurti është pyetur për zhvillimet politike, por ka thënë se “nuk është vendi të flasë për ping-pong-un politik”.

“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave. Më 29 maj të vitit të kaluar në kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i kodit penal e mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si qeveri, por prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”, - ka thënë ai.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se pa kthimin e të zhdukurve nuk mund të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI