Flash

PD i kërkon KLSH-së hetimin e 17 tenderave sekretë

Lapsi.al 27 April 2020
PD i kërkon KLSH-së hetimin e 17 tenderave sekretë

Partia Demokratike ka vënë zyrtarisht në lëvizje Kontrollin e Lartë të Shtetit për të hetuar abuzimet me tenderat e disa ministrive, shumica prej të cilëve të klasifikuar sekret nga qeveria. Nëpermjet një kërkese zyrtare, opozita shpreh shqetësimin se përmes këtyre procedurave jotransparente, paratë e shqiptarëve janë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive. Bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore anti-COVID.

“Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Aty shpjegohet se pjesa dërrmuese e procedurave janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura sekret, duke eleminuar çdo minimum transparence mbi to”.

Partia Demokratike ka deklaruar më herët se me këto kontrata sekret, me çmime 2-3 herë më të larta se tregu, janë abuzuar miliona lekë, të cilat mund të ishin përdorur për të ndihmuar më shumë bizneset apo qytetarët në vështirësi të rënda ekonomike. Duke vënë në dukje interesin publik për garantimin e përdorimit të mirë të fondeve publike, Partia Demokratike kërkoi nga KLSH bashkëpunim për auditimin në një kohë sa më të shpejtë të mundshme të këtyre procedurave të prokurimit.

Të këshilluara

Emrat/ Kush janë dy të vrarët në Lezhë

Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë. Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë ...

16:33

Kurti: Qeveria e re? Ping Pong politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe” të Pr...

12:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI