Flash

Policia jep detaje/ Pse u ekzekutua rapsodi mirditor dhe kush është autori i krimit

Lapsi.al 28 April 2020
Policia jep detaje/ Pse u ekzekutua rapsodi mirditor dhe kush është

Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar si autor të vrasjes së dyfishtë të një të dite më parë në Lalm të vjetër të Lezhës. I arrestuari është Aleksandër Përdoda, 40 vjeç i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje rapsodin mirditor Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra pronësie mes palëve. Në kërkim është shpallur vëllai i autorit E.Përdoda i cili akuzohet se e ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes dhe për të fshehur provat pas saj.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në pyllin e fshatit Lalm-Lukaj të Lezhës. Pas gjetjes së trupave në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH-së së Shkodrës. 40-vjeçari i arrestuar është banues i fshatit dhe sipas policisë ka precedentë kriminalë të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit. Tashmë ai do të përballet në gjykatë për akuzën e vrasjes.

“Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. Përdoda si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit", - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI