Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për tentativë vrasje. Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç kanë qëlluar me thikë duke e plagosur, 23-vjeçarin Renato Shaulli, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur dje në një “fast food” në rrugën “Myslym Shyri”.
Menjëherë pas sherrit, policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar. Në njoftimin e saj policia thotë se 23 vjeçari është goditur me thikë disa herë në trup dhe se ishte ndërhyrja e uniformave blu që parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. ©LAPSi.al