Flash

Kriza e Covid-19, studentët letër Ramës: Përgjysmo tarifat e shkollimit dhe konvikteve

Lapsi.al 20 April 2020
Kriza e Covid-19, studentët letër Ramës: Përgjysmo tarifat e

Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, Unioni arsyeton se studentët e kanë të pamundur të paguajnë tarifën për vitin akademik 2019-2020 sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre. Përveç tarifës për shkollën, studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e pagesës për konviktet.

Letra e plotë

Lemosh JO, Pergjysmim PO! Duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë nga Unioni i Këshillave Studentorë, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore.

Situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare, e për më tepër familjet ku ka studentë. Tarifa e shkollimit është e paarsyeshme dhe e pamundur të paguhet në një situatë të tillë.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur ku shpjegojmë dhe arsyet e qëndrimit tonë Unioni i Këshillave Studentorë fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët.

Ne presim që strukturat shtetërore të reflektojnë menjehëherë ndaj këtij problemi madhor. Studentët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje nga ana juaj, jo fjalë boshe dhe lëmoshë. Pikërisht sot, mos na lini vetëm!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI