Flash

Pandemia/ Rama falenderon publikisht Metën: Meriton respekt për rolin e tij, është bërë njësh me popullin

Lapsi.al 20 April 2020
Pandemia/ Rama falenderon publikisht Metën: Meriton respekt për rolin

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për presidentin e Republikës Ilir Meta teksa ka folur për qëndrimin e tij dhe bashkëpunimin në situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për News24 Rama tha se përplasjet e kaluara kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme që nuk ndryshojnë, por se për qëndrimin ndaj kësaj situate Presidenti meriton respekt.

“Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme dhe për tema të mëparshme. Po t’i kthehemi aty nuk do ndryshonin pozicionet tona. Ne jemi në situatë tjetër. Pozicioni i presidentit , për hir të së vërtetës, ka qenë korrekt. Presidenti ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku e është për t’u lavdëruar. Ajo që kemi sot është një situatë ku të gjithë duhet të jenë bashkë. Kjo është një situatë, ku nuk po luftojmë për vota, por për jetën e njerëzve.

Botërisht dhe në Europë të gjitha opozitat që kanë vijuar këngën kanë rënë ndjeshëm në sytë e opinionit publik. Presidenti që para kësaj situate ishte bërë njësh me opozitën tani është bërë njësh me popullin e qeverinë dhe nuk shoh asnjë arsye për të thënë që po bën gjënë e duhur dhe meriton respektin. Kur është kështu është kështu. Nuk kam pse mos ta them. Bashkëpunimi me presidentin ka qene perfekt”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI