Flash

Datat dhe oraret/ Publikohet kalendari i riatdhesimeve nga vendet europiane

Lapsi.al 20 April 2020
Datat dhe oraret/ Publikohet kalendari i riatdhesimeve nga vendet europiane

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarëve për ditët në vijim. Sipas njoftimit, ditën e sotme janë katër fluturime Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

Në datën 21 Prill do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë, në datën 22 Prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë ndërsa në datën ndërsa në datën 23 Prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.

Deri më tani “Air Albania”, ka kryer fluturime riatdhesimi nga Stambolli, Roma dhe Milano. Krahas riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët duan të kthehen në atdhe, kanë udhëtuar drejt Italisë edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi ynë, si dhe shtetas shqiptarë rezidentë në Itali.

Personat e riatdhesuar, pas kontrolleve mjekësore në aeroportin e Rinasit, janë drejtuar për në Durrës në hotelet e përzgjedhura për karantinë ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë. E gjithë procedura e riatdhesimit mund të aksesohet on-line duke klikuar në faqen zyrtare të “Air Albania”.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan (VIDEO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugë Elbasan-Bradashesh. Një makinë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër ...

10:59

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI