Flash

Zbutja e masave/ OBSH: Vendet të jenë të gatshme të reagojnë shpejt në rast të një vale të re pandemie

Lapsi.al 20 April 2020
Zbutja e masave/ OBSH: Vendet të jenë të gatshme të

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar vendet që planifikojnë të zbusin masat mbrojtëse në luftën kundër pandemisë së COVID-19, që të jenë të gatshme për reagim të shpejtë në rast se shperthen një valë e re e koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të G20, ka deklaruar se e inkurajon fakti qe disa vende anëtare planifikojnë të zbusin masat kufizuese për shkak të pandemisë.

Megjithatë, siç raporton AP, ka shtuar se është thelbësore se zbutja e këtyre masave kufizuese të realizohen me faza, pra gradualisht.

Zbutja e masave kufizuese sipas tij nuk do të thotë se ka marrë fund eidemia e COVID-19 në cilindo vend, “po thjesht ka filluar një fazë e re”.

“Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur”, ka shtuar ai.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan (VIDEO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugë Elbasan-Bradashesh. Një makinë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër ...

10:59

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI