Flash

Albin Kurti: Thaçi është në terr shtetëror, 1 mijë testet nga Serbia nuk duhet të politizohen

Lapsi.al 20 April 2020
Albin Kurti: Thaçi është në terr shtetëror, 1

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se donacioni i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë është gjest që nuk duhet të politizohet.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Kosova e ka dëshmuar që nuk bën dallime midis qytetarëve sipas komunës, partisë, moshës, gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t'i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.

"Ne nuk po bëjmë diskriminim dhe jam i bindur që nëse Kosova do të refuzonte të pranonte këto teste, do të akuzohej për sjellje joracionale dhe politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Pra, nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk duhet t'iu ndihmojmë atyre që dhuruan 1 mijë teste për qëllime politike", tha Kurti, duke shtuar se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të madh rajonal në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Kurti tha gjithashtu se Kosova ka një president i cili është figurë ceremoniale dhe në terr shtetëror.

“Kosova ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti i republikës parlamentare demokratike, sikurse është shteti i pavarur i Kosovës, është një figurë ceremoniale në terr shtetëror i cili nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar qeverinë për pranimin e kësaj ndihme nga Serbia, duke e akuzuar atë që i lejoi Serbisë një promovim të mirë në botë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan (VIDEO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugë Elbasan-Bradashesh. Një makinë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër ...

10:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI