Flash

Covid-19, qeveria zgjat gjendjen e "Fatkeqësisë Natyrore" deri më 23 qershor 2020

Lapsi.al 20 April 2020
Covid-19, qeveria zgjat gjendjen e "Fatkeqësisë Natyrore"

Qeveria i propozon Kuvendit zgjatjen e Fatkeqësisë Natyrore deri në datën 23 qershor 2020. Mësohet se propozimi pritet të miratohet nesër në Komisionin e Ligjeve. Qeveria shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore më 24 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.

Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama që pohoi sot se gjendja e fatkeqësisë natyrore do të shtyhej, por pa përcaktuar datë të saktë. Duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari Rama u shpreh: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”.

Vendimi i qeverisë për të shtyrë “Fatkeqësinë Natyrore”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI