Flash

Albin Kurti paralajmëron protesta nëse formohet qeveri tjetër pa zgjedhje të reja

Lapsi.al 20 April 2020
Albin Kurti paralajmëron protesta nëse formohet qeveri tjetër pa

Kreu në detyrë i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se partia në të cilën ai udhëheq mund të përkrahë protesta masive në vend, në rast se krijohet qeveri e re pa zgjedhje. Sot gjatë ditës, kryeministri ka zhvilluar një bisedë më gazetarët e “Sarajevo Calling”.

Përmes postimeve në Twitter, gazetari Jasmin Mujanovic ka treguar detaje nga biseda që kanë pasur me Kurtin.

Ai thotë se Kurti ka deklaruar se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend.

Kreu i qeverisë madje ka përmendur një fazë të destabilizimit për Kosovën.

“Kurti la të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protesta masive kundër çdo qeverie të re që mund të formohet. Shton se do të pasojë një “fazë e destabilizimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Albin Kurti ka pasur kritika edhe ndaj të dërguarit të posaqëm të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shton se e rëndësishme për ambasadorin Grenell është vetëm nënshkrim i marrëveshjes dhe jo përmbajtja e saj./ Express

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI