Flash

Interpol Tirana arreston 'të fortin' e Fushë Krujës me 4 emra (VIDEO)

Lapsi.al 18 April 2020
Interpol Tirana arreston 'të fortin' e Fushë Krujës me

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar me 10 vite burg në Itali për vjedhje në rrethana rënduese. Në pranga ka rënë 40-vjeçari Shkëlqim Çela (Çypi) nga Fushë-Kruja, që kishte në përdorim katër emra e mbiemra.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Alias”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana dhe Interforza Italiane.

Bie në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali me 10 vite burg për “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane – misionit INTERFORZA, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës i një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Tërmet 3.5 ballë në Cërrik

Një tërmet i magnitudës 3.5 i shkallës Rihtër është regjistruar dje rreth orës 23.40 me epiqendër zonën e Cërrikut, duke zgjuar banorët e qytetit dhe të zonave ...

09:17

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI