Flash

Albin Kurti: Rama e Thaçi ekstremista, u përfshinë në garat elektorale në SHBA

Lapsi.al 17 April 2020
Albin Kurti: Rama e Thaçi ekstremista, u përfshinë në

I ftuar në "Debat Plus" në RTV Dukagjini, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, teksa foli mbi situatën me Koronavirusin dhe krizën politike në vend nuk la pa 'ngacmuar' edhe presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe garës presidenciale Trump-Clinton, Kurti i quajti dyshen Thaçi-Rama si ekstremistë që përfshihen në gara elektorale të shteteve të tjera, për më tepër mike dhe aleate.

"Presidenti doli dhe e mbështeti all-in zonjën Clinton, all in. Kur fitoi presidenti Trump e kapi një lloj paniku. Edhe në Prishtinë edhe në Tiranë preferenca ka qenë e qartë. All in kanë qenë për zonjën Clitnon që nuk fitoi, tani po shkojnë all in për presidentin Trump. Këta janë ekstremista. Nuk ndërtohen raportet me SHBA duke hyrë all in për një kandidat", tha Kurti.

Të këshilluara

Kamëz, aksident në rrugën "Donald Trump"

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur nga përplasja e dy makinave në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Donald Trump”, ku mjeti me drejtues sh...

20:31

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI